Një 33-vjeçar shqiptar, Saimir Gripshi, u arrestua nga policia e qytetit të Vicencit të Italisë, në rrugën IV Nëntori në Vicenza.Saimiri ishte në bordin e një Mercedesi me targa shqiptare së bashku me të dashurën e tij dhe një person tjetër.

Në bazë të kontrolleve, doli se ai kishte kryer tre vite burg në Montorio Veronese.  Në vitin 2014, u lirua nga burgu dhe u dëbua nga Italia duke u dërguar në Shqipëri ku u ndalua të kthehej në Itali për pesë vjet. Shqiptari ishte dënuar për vrasjen e Benard Kozaria në Rettorgole di Caldogno të Italisë më 13 tetor 2007, ku u përfshinë gjashtë shqiptarë.

Gjithë grupi u dënua me 70 vjet burg, ku Saimir Gripshi u dënua vetëm me tre vite burg pasi favorizoi arratisjen e vrasësit në kërkim Bledar Shallufi.

Saimiri Gripshi u arrestua përsëri dhe u dërgua në Shqipëri me avionin e parë duke ndaluar hyrjen e tij në territorin Italian.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com