ITALI – Një 48-vjeçar shqiptar ka plagosur me armë zjarri pasditen e djeshme, fqinjin e tij egjiptian, në Vigevano Pavia, Itali.
Shqiptari u arrestua nga policia, ndërsa mediat italiane bëjnë me dije se ai kishte kërcënuar gjithashtu egjiptianin se do t’i vriste edhe familjen.
Tashmë ai ndodhet në paraburgim në Torre del Gallo në Pavia dhe është nën hetim për tentativë vrasje.
Egjiptiani ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ka dalë nga spitali.
Komento