Itali, shqiptari rrëfen trafikun e
kokainës nga Bullgaria, i ulin dënimin

Itali, shqiptari rrëfen trafikun e <br />kokainës nga Bullgaria, i ulin dënimin
AOSTA- Shqiptari pranon të bashkëpunojë me drejtësinë italiane, dhe nga kjo përfiton uljen e dënimit në 4 vite burgim dhe 18 mijë euro gjobë.

Anton Meta, 38-vjeçari shqiptar i arrestuar dhjetorin e vitit të kaluar në rajonin e Aostës, mohoi përfshirjen e tij në organizatën e narkotrafikut, por më pas duke shpjeguar me detaje funksionimin e bandës ku ai bënte pjesë arriti të përfitojë uljen e dënimit.

Meta futi në territorin italian 2 kilogramë kokainë nga Belgjika, duke i transportuar me automjetin e tij me targa greke.

Policia e Aostës si fillim gjeti në automjetin e Metës 4 gramë kokainë, e pas kontrollit me qenin antidrogë arriti të zbulojë të fshehur dhe sasinë prej dy kilogramë të fshehur në sediljen e pasme të automjetit.

Anton Meta ka kaluar në një burg të rajonit të Aostës ku tashmë do të vuajë burgimin e mbetur dhe nga ku do t’i duhet të paguajë me këste dhe gjobën prej 18.000 euro.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim