ITALI - Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane mbrëmjen e së shtunës pasi ka shkaktuar një aksident rrugor si pasojë e të cilit mbeti i vdekur një person dhe u plagosën plot 14 të tjerë. Ai akuzohet nga drejtësia italiane për vdekje të qëllimshme.
Aksidenti rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin SS 372 (Benevento - Telese - Caianello në të cilin janë përfshirë dy automjete një kampion me targa shqiptare AA590 AH dhe një furgon i tipit Fiat Ducato prej 9 vendesh. Aksidenti ka ndodhur ekzaktësisht mes Campobaso dhe Caianello.
Në këtë aksident rrugor ka humbur jetën një 75-vjeçar italian me iniciale L.D nga qyteti i Foggias, ndërsa gjendja shëndetësore e disa të plagosurve raportohet të jetë kritike për jetën.
Shtetasi shqiptar që ka shkaktuar aksidentin është arrestuar për shkaktim të vdekjes se qëllimshme pasi udhëtonte me 90 kilometra në orë në asfalt të lagur nga shiu në një rrugë që limiti ishte 50 kilometra në orë.
(ak/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com