Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane në Bra, i akuzuar se tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me gruan e tij, dhe dhunë në familje.

50-vjeçari me nënshtetësi italiane, i martuar me një shqiptare dhe me dy fëmijë, pasi përfundoi turnin e natës u kthye në shtëpi dhe nisi të ‘ngacmonte’ gruan e tij, me të cilën raportet janë të tendosura prej vitesh, raportojnë sot mediat lokale.

Gruaja, e lodhur nga grindjet e vazhdueshme, vendosi të refuzojë.

Pas kësaj, burri iu vërsul bashkëshortes dhe nisi ta kafshojë e ta godasë me shuplaka dhe grushte në fytyrë. Më pas, tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Zhurmat që përhapeshin nga banesa e shqiptarëve, shqetësuar fqinjët, të cilët lajmëruar policinë, të cilët arrestuar 50-vjeçarin në banesë.

Duke citur burime policore, mediat italiane raportojnë se, në këtë familje janë regjistruar edhe më parë akte dhune.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)