ROMË – Janë gjetur në brigjet e Italisë kufomat e 13 emigrantëve klandestinë, të hedhur në det me goditje shkopinjsh nga skafistët.

Gjithë emigrantët, prej Afrikës së Veriut, gjendeshin në bordin e një peshkarexhe dhe janë gjetur të nxjerrë nga deti përballë plazhit të Siçilisë, në zonën e Raguzës.

Emigrantët, të paktën 200 vetë, kanë arritur me not plazhin e famshëm, ku është xhiruar filmi "Komisar Montalbano", por 13 prej tyre nuk kanë shpëtuar dot, por janë mbytur.

Për momentin janë duke vijuar kërkimet për dy të tjerë, të cilët sipas asaj që bëjnë të ditur të mbijetuarit, ishin me ta në momentin e zbarkimit dhe nuk kishin mësuar gjë për fatin e tyre.

Shumë nga emigrantët që arritën tokë ia kanë mbathur. Një prej tyre, siç bën të ditur TM News, është shtypur nga një makinë dhe është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë dy prej emigrantëve u ndalën nga policia, sepse u konsideruan si skafistët kontrabandistë.

klandestinet itali
(Në foto: Kufomat e mbytura dhe nxjerra nga deti sot në brigjet e Siçilisë).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)