Avokati i huazuar nga politikë, Giuseppe Conte në rolin e dyfishtë të mbrojtësit dhe prokurorit publik, do të dalë sot para senatit italian për të folur për punën e qeverisë që ai drejtoi për gati 15 muaj.
Fjalimi në pritje i Kryeministrit italian shihet nga analistët politikë dhe si një aktakuzë e ashpër kundër Ministrit të Brendshëm dhe liderit të Lega-s Matteo Salvini i cili trembëdhjetë ditë më parë, provokoi një krizë të thellë politike dhe qeveritare.
Ministri i Brendshëm Salvini, nga ana e tij, këtë mëngjes në Radio 24 tha se "Nëse të gjithë në qeveri janë kundër meje, çfarë kuptimi ka”?
Udhëheqësi politik i M5s Luigi Di Maio përkundrazi vlerëson Conte në një letër të hapur në Facebook ku ai shkruan
"I dashur Giuseppe, sot është një ditë shumë e rëndësishme. Dita kur Lega do të duhet të përgjigjet për gabimet e saj sepse ka vendosur të rrëzojë gjithçka, duke hapur një krizë qeveritare në mes të gushtit, në plazh, vetëm për të ndjekur sondazhet. Sot, në Senat, ministrat e M5S do të jenë pranë jush. Do të prezantohemi në sallën e gjyqit me kokat tona të mbajtura lart. Të gjithë, secili nga ne, e dinë që ne jemi në anën e duhur të historisë ".
Ursula von Der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, si rrallë herë në politikën e Brukselit, ka folur për atë që ajo do të parapëlqente nga politika italiane, nje koalicion midis Forza Italia, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Pesë Yje, tre partitë italiane që votuan në Parlamentin Evropian në favor të zgjedhjes së saj si Presidente e ekzekutivit Evropian.
Natyrisht që është një formulë thjesht teorike, sepse është e nevojshme të merren parasysh veton e të dy palëve, fragmentet e partive të ndryshme dhe mbi të gjitha vullneti i Presidentit të Republikës italiane.
Problemi është se në përgjithësi tre partitë në fjalë aktualisht kanë pothuajse vetëm votën e dhënë nga Von der Leyen, dhe shumë pak nga këndvështrimi programor.
Sot në politikën italiane gjithçka është e mundur të ndodhë dhe gjithçka varet nga ajo që avokati Conte do të thotë në senat.
Deri në momentin e fjalimit të Kryeministrit italian, ka ende kohë për tu konsumuar pica të ftohta, ëndrra, lot dhe lutje, ashtu si në këngën e Antonello Vendittit, simbol i muzikë dhe këngës në kryeqytetin Romë.