Itali, studenti shqiptar humb
jetën prej motit të keq

Itali, studenti shqiptar humb<br />jetën prej motit të keq
ITALI - Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksidenti në rrugë, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë. Mësohet se viktima është Denis Alushaj, student në Itali. Ai ka humbur jetën ditën e sotme në mëngjes teksa ishte duke ecur me një motor për të shkuar në punë, pasi punonte kuzhinier në një hotel. Policia bën të ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe si pasojë e reshjeve të dendura, duke bërë që motori të humbasë kontrollin.

19-vjeçari shqiptar ka humbur jetën në vend, pasi motori është përplasur me një automjet tjetër dhe i riu shqiptar ka përfunduar poshtë makinës. Përplasja ndodhi në rrugën Aurelia Mësohet se ditët e fundit një uragan i fuqishëm ka goditur Sanremon, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, në rrethinat e Savonas, ndërsa i riu shqiptar gjeti vdekjen.

Marrë nga Shekulli
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet