Itali/ Sulm me thikë në një supermarket, 1 viktimë, 5 të plagosur rëndë, mes tyre edhe futbollisti i Serie A (FOTO+VIDEO)

Një viktimë dhe pesë të plagosur nga sulmi me thikë në qendrën tregtare "Milanofiori" pranë Assago (Milano) në Itali. Pasditen e së enjtes rreth orës 18:30 një person sulmoi me thikë klientët në supermarket, duke lënë të vdekur një person dhe plagosur pesë të tjerë, katër mes të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Agresori 46 vjeçar është arrestuar nga policia, dhe mediet përtej Adriatikut që tregojnë se ai vuante nga depresioni dhe më herët ka qenë nën kujdesin mjekësor. Ndërhyrja e klientëve të tjerë ka bërë që masakra të mos ishte më e madhe, teksa ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme.

Mes të plagosurve rëndë është edhe mbrojtësi i Monza në Serie A, Pablo Mari. Ai u transportua në spital me urgjencë dhe sipas raportimeve të para është i vetëdijshëm por ende nuk e ka kaluar gjendjen kritike. Në spital për të vizituar mbrojtësin 29 vjeçar që është i huazuar nga Arsenal ka qenë edhe Adriano Galliani, drejtori i Monza.

"Ishim në lokal dhe menduam se ishte një grabitje sepse pamë disa djem dhe një zonjë duke vrapuar, më pas pamë gjithnjë e më shumë njerëz me fytyra të mërzitura dhe kuptuam se kishte ndodhur diçka e rëndë", tregojnë dëshmitarët e ngjarjes.

S.Dh/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin