GROSSETO, Itali – Një qytetar shqiptar, 26 vjeç, ka humbur jetë si pasojë e një plumbi të qëlluar nga një agjent i policisë italiane gjatë një patrullimi antidrogë, natën e kaluar, gjatë rrugës që bashkon qytetet e Grosseto-s dhe Sienës. I riu, që udhëtonte bashkë me një tjetër person, është përpjekur të shmangë kontrollet dhe për ta ndaluar policia ka qëlluar disa herë. Në automjet u gjetën 10 kg drogë.
Gjithçka ka nodhur rreth orës 23:05 të natës së kaluar kur, gjatë kontrolleve, u ndaluan disa autovetura. Vëmendja e policëve është tërhequr nga dy personat që gjendeshin në një Volkswagen Golf. Kur agjentët u kërkuan që të zbresin, drejtuesi i mjetit futi marshin dhe, duke kthyer timonin komplet majtas, u nis në drejtim të dy policëve për t’i shtypur.
Një nga dy agjentët, gjatë rënies në tokë, ka shkrepur armën plumbi i së cilës ka depërtuar derën e parë majtas, ndërsa policë të tjerë kanë qëlluar në ajër pë të trembur shoferin. Makina, pasi ka përshkruar disa metra në drejtim të kundërt me atë të qarkullimit, është përplasur me një tjetër mjet.
Shqiptari, që ishte kapur nga një plumb në sqetullën e majtë, është dërguar në spitalin e Grosseto-s, ku dhe më pas ndërroi jetë. Gjatë kontrollit të mjetit policia gjeti një valixhe me 10 kg marijuanë. Nga forcat e rendit pesë agjentë mbetën të plagosur.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com