ITALI - Policia italiane ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare që vidhte e trafikonte vepra arti, objekte të argjendta dhe bizhuteri të cilat arrijnë vlerën e 1 milionë euro.

Banda përbëhej nga tre shtetas shqiptarë dhe tre italianë.

Gjashtë personat kërcënonin një koleksionues italian i cili dëshironte t’i kishte sërish në zotërim këto vepra arti, se nuk do i shihte më veprat e tij nëse nuk do të paguante një dëmshpërblim. Nga këto kërcënime banda italo-shqiptare kishte arritur të siguronte një përfitim prej 60 mijë euro.

Tre shqiptaret dhe tre italianët janë arrestuar nga karabinierët e Monterotondo, në një hetim të koordinuar të Prokurorisë së Rietit. Grupi kriminal akuzohet për grabitje dhe dëmtim të veprave të artit. Pas rreth 6 muajsh hetime, ndjekje dhe vëzhgimi është bërë i mundur identifikimi i bandës dhe arrestimi i tyre.

(ak/Gre.M/Shqiptarja.com)