ROMË - Trafiku i mbetjeve ka çuar në pranga nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, 7 persona në Itali, mes të cilëve edhe avokatin Manlio Cerroni dhe ish-presidenti e rajonit të Lacios, Bruno Landi.
Avokati Cerroni ka kërkuar me vite të tëra që të dërgonte plehra në Shqipëri. Në vitin 2004, një marrëveshje ndërmjet sipërmarrësit italian Manlio Cerroni dhe administratës “Nano” në Tiranë shënoi fillimin e një epoke të re për tregtinë e mbetjet në Shqipëri .
Nëpërmjet kompanie që ishte pjesë e grupit “Albaniabeg”, në pronësi të Cerronit, ky i fundit ka kërkuar të ndërtojë në Shqipëri një incenerator për të shkatërruar mbetjet e prodhuara në Itali. Ndërkaq, marrëveshja dështoi në vitin 2005 për shkak të kundërshtimit të fortë ish-kryeministrit Sali Berisha.
Por në nëntor 2011, duke argumentuar se industria e re shqiptare të riciklimit të mbetjeve nuk do të mund të mbijetonte nga të ardhurat e garantuara të mbetjeve në nivel kombëtar, Berisha miratoi një ligj që autorizon importin e disa lloje mbeturinash të vendosura në një të ashtuquajtur "listë e gjelbër" e përbërë nga 56 materiale.
Por menjëherë pas miratimit të këtij ligji, organizata të ndryshme civile protestuan fuqishëm. Duhet thënë se edhe opozita e atëhershme e kryesuar nga Edi Rama ishte kundra këtij vendimi. Vendimi i parë i kryeministrit Rama dhe kabinetit të tij ishte pikërisht anullimi i importit të pleharve. Mediat italiane shkruajnë se Cerroni është në arrest shtëpie. Hetimi është bërë nga NEO, (qendra operative ekologjike).
Cerroni cilësohet në Itali si “kryezoti” i mbeturinave. Avokati Manlio Cerroni është pronari i Malagrotta-s, në Romë që njihet si vendi më i madh i grumbullimit dhe shkatërrimit të mbeturinave.
Sipas policisë italine, shtatë të arrestuarit akuzohen për krijim organizate kriminale, trafik të mbeturinave dhe mashtrime.
Gjithçka ka nisur pas denoncimeve të bëra për tenderat e pastrimit të rajonit të Lacios në Romë.
Sipas “Il Messaggero”, të arrestuarit janë, Luca Fegatelli, deri në 2010 në krye të Drejtorisë rajonale të Energjisë, menaxheri Francesco Rando, sipërmarrësi, Piero Giovi, Raniero De Filippis, ish-drejtor i rajonit të Lazios, e Pino Sicignano, drejtor i zonës së Albano Laziale. Manlio Cerrone në Shqipëri është gjithashtu në ortakëri me grupin “Beccheti”, i cili merret me ndërtimin e HEC-it të shumëpërfolur të Kalivaçit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com