Sheshi qendror Piazza Gramsci në Scicli, u kthye dje në arenë boksi pasi dy grupe shqiptarë dhe tunizianë, u përleshën me njëri tjetrin.

Dy persona u plagosën, njëri prej tyre një 28-vjeçar shqiptar, i cili është në gjendje kritike dhe po mbahet në spitalin Baglieri në Modica të Italisë.

Sipas mediave fqinje grupet u konfliktuan për ndarjen e territorit. Gjatë rrëmujës, të dy grupet u përplasën dhe ndoqën njëri-tjetrin.

Vijonë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.