ITALI- Një shqiptar 28 vjeç është plagosur në kokë nga një tunizian, pranë bar “Tempullit” në sheshin kryesor Berlina, në Pisa të Italisë. 28-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave të policisë italiane shqiptari është plagosur nga një tunizian, 50 vjeç në një lokal nate pas orës 5 të mëngjesit të sotëm.

Pas një sherri të momentin tuniziani ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt shqiptarit duke e plagosur në kokë, por fatmirësisht jo në gjendje të rëndë.

Roja e sigurisë së lokalit ka ndaluar tunizianin dhe më pas ia ka dorëzuar policisë.

Sipas policisë së Pisas, të arrestuar janë shqiptari 28 vjeç i plagosur, një tunizian 50 vjeç, të cilit i është sekuestruar dhe arma e krimit, një pistoletë Tokarev i kalibrit 7,62 dhe një tunizian minoren.

Nuk është akoma e qartë situata sesi ka ndodhur plagosja, por sipas të dhënave të para mësohet se në sherr janë përfshirë 5 persona. Policia po punon më tej për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(eç/shqiptarja.com)