Itali/ U arrestua për dhunë, 50-vjeçari shqiptar kërkesë të pazakontë autoriteteve italiane: Më vrisni, nuk rri dot në arrest shtëpie

Itali/ U arrestua për dhunë, 50-vjeçari shqiptar kërkesë të pazakontë autoriteteve italiane: Më vrisni, nuk rri dot në arrest shtëpie

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Bologna në Itali, pas masës së sigurisë arrest shtëpie. Atij i'u caktua masa arrest shtëpie si i akuzuar për dhunë në familje, pasi në muajin maj u padit nga bashkëshortja.

Disa javë më parë ai kërkoi ndërhyrjen e policisë italiane, të cilët sapo mbërritën në shtëpinë e tij, u kërkoi që ta qëllonin në kokë, sepse nuk kishte më dëshirë të vazhdonte arrestin shtëpiak, raportojnë mediat e huaja.

Ai u bëri kërkesën e pazakonte karabinierëve, me arsyetimin se nuk kontrollonte dot instinktet e tij agresive dhe do dhunonte nënën e moshuar dhe djalin.

50-vjeçari e ka shkelur sërish duke kryer sjellje të papërshtatshme ndaj familjarëve të tij, pavarësisht masës së sigurisë të 4 muajve më parë.

Kjo ka nxitur Gjykatën të pranojë kërkesën e Prokurorit të Republikës së Bolonjës duke i caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj 50-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë