ITALI- Një avion “EasyJet” u nis nga Milano për në Napoli, por iu desh që të bënte një ulje emergjente në Bari, në aeroportin “Palese” pasi u godit nga rrufeja.
Momente paniku ishin ato që përjetuan 90 pasagjerët në bord, të cilët fatmirësisht nuk u lënduan.
Moti i keq si dhe goditja që pësoi nga rrufeja rrezikoi vazhdimin e sigurt të fluturimit dhe arritjen në destianacion, për këtë arsye, piloti në marrëveshje me kullat e kontrollit, vendosi të kthehej në drejtim të Barit për të tentuar një ulje emergjente.