Itali - Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap duke transportuar një sasi të madhe kokaine të fshehur në automjet.
Gjatë operacionit policia sekuestroi rreth 45 kilogramë lëndë narkotike, me një vlerë që në treg arrin mbi 2 milionë euro.
Pas kontrolleve, policia gjeti brenda makinës, rreth 40 pako kokaine, secila me peshë rreth 1 kilogram. Kontrolli vijoi edhe në banesën e të arrestuarit dhe në një automjet tjetër në pronësi të tij, ku u gjet edhe 1 kilogram shtesë kokainë si dhe rreth 10 mijë euro cash.
Aksioni i zhvilluar në autostradën A1, në zonën mes Lodit dhe Piaçencës, u realizua në 10 prill, por Corriere shkruan se policia e bëri me dije vetëm një ditë më parë (30 prill).
“Ky është sekuestrimi i dytë i bërë nga policia e trafikut përgjatë autostradës vetëm në pak javë: në fund të marsit , një tjetër operacion i zbatimit të ligjit rezultoi në sekuestrimin e 2 kilogramëve kokainë pas një ndjekjeje që zgjati mbi 30 kilometra”, informon “Corriere”.
Komente







