ASTI (ITALI) – Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me gjysmë kilogramë kokainë të cilësisë së lartë që nëse do kishte arritur në treg do sillte një fitim prej 100 mijë euro.
Me akuzën për shpërndarje të lëndës narkotike përfunduan në pranga Englentian Hasa 25 vjeç i papunë dhe 27 vjeçari Artan Bregu i cili punonte në ndërtim.
Policia duke parë lëvizjet e çuditshme të të rinjve të cilët ishin në bordin e një makine Fiat Stilo, i ndaloi ata ku gjatë kontrollit në makinë u gjet pak më shumë se gjysmë kilogramë kokainë e destinuar për tregun lokal, e fshehur në kroskotin e makinës.
Sipas mediave italiane, kokaina kishte si synim të rinjtë të cilët kishin krijuar varësi nga droga dhe që ishin klientë të përhershëm të tregtarëve shqiptarë.

(aq/shqiptarja.com)