Një 48-vjeçar shqiptar u arrestua pasi u kap në Itali me 22.5 kg kokainë në makinën e tij.

Shqiptari Marin Dajani u ndalua nga policia për kontroll për respektimin e masave COVID teksa udhëtonte me mjetin e tij tip SUV Discovery Land Rover në zonën e Cuneo

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti të fshehur në sediljen e përparme të makinës, disa pako me lëndën narkotike.

Sasia e kokainës kapte vlerën e 1 mln eurove në treg. 48-vjeçari nga Shkodra, rrezikon deri në 20 vite burg.

Sipas mediave italiane, në momentin e ndalimit, Dajani është shprehur se po shkonte për vizitë tek të afërmit e tij.