ITALI- Erik Fetahu, një i ri shqiptar, vetëm 21-vjeç ka ndërruar jetë në spital pas aksidentit të rëndë të rëndë të ndodhur më 26 gusht ku motori me të cilin po udhëtonte u përplas me një furgon.
I riu ndërroi jetë pas gati një jave në spital. Mjekët ishin përpjekur ta shpëtonin duke i prerë një këmbë të lënduar rëndë, por as kjo nuk arriti ta mbante në jetë.
Aksidenti kishte ndodhur në San Roço, në zonën e Lodit dhe djali ishte transportuar me helikopter në Pavia. Motoçikleta e tij, siç shpjegoi Il Piacenza ishte përplasur kokë më kokë me një furgon në një kthesë.
Banues në Lodi, Eriku ishte i pasionuar pas motorëve, ai madje kishte qenë kandidat në zgjedhjet bashkiake me listën Buongiorno Lodi, në mbështetje të kryebashkiakut aktual Andrea Furegato. Shumë e kujtojnë atë si një djalë entuziast dhe me energji .