Një shpërthim i fuqishëm tronditi autostradën që lidh Milanon me Napolin, pasi një kamion që transportonte gaz të lëngshëm u përplas me një automjet tjetër, duke shkaktuar panik mes drejtuesve të mjeteve.

Aksidenti u shoqërua me një zjarr të madh dhe një re të dendur tymi, e cila ishte e dukshme nga distanca të mëdha.

Pavarësisht fuqisë së shpërthimit dhe përmasave të zjarrit, autoritetet raportuan se nuk ka viktima. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesit e mjeteve reaguan me shpejtësi, duke braktisur automjetet vetëm pak çaste para se flakët të përhapen në mënyrë të pakontrolluar.