Autoritetet italiane kanë arrestuar në flagrancë tre shtetas shqiptarë që për ditë me rradhë kishin bërë kërdinë duke vjedhur shumë banesa në provincën e Ancona-s.
Sipas mediave italiane, operacioni nisi pasditen e 19 dhjetorit, pas rritjes së ndjeshme të rasteve të vjedhjeve në banesa në zonat e Val Musone dhe Vallesina. Pas një analize të thelluar të fenomenit dhe shkëmbimit të informacionit, hetuesit përqendruan vëmendjen te tre persona të panjohur në zonë, duke i vënë ata nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Gjatë gjithë pasdites, tre 'skifterët', të cilët lëviznin me një automjet me qira, kryen disa ndalesa në Castelbellino, Cupramontana dhe Chiaravalle, për t’u kthyer vetëm vonë në mbrëmje në Castelfidardo, ku edhe përfunduan në pranga.
Gjatë kontrollit të banesës dhe automjetit, u gjetën rreth 100 objekte të çmuara, 23 ora dore, përfshirë ora luksoze, çanta marke, 600 euro, si dhe pajisje ndriçimi, një mjet prerës dhe mjete të ndryshme për vjedhje.
Në automjet u zbuluan gjithashtu dy targa të klonuara, të përgatitura për automjete të të njëjtit model, të cilat dyshohet se përdoreshin për të shmangur identifikimin nga sistemet e leximit të targave.
Tre shtetasit u arrestuan në flagrancë dhe ndaj tyre u vendos masa e sigurisë arrest në burg, në pritje të seancës së konfirmimit nga gjykata. Ndër sendet e sekuestruara janë identifikuar edhe objekte që lidhen me një vjedhje të kryer më 14 dhjetor në Loreto.
Hetimet vijojnë për të verifikuar përfshirjen e tyre në vjedhje të tjera të regjistruara kohët e fundit në këtë zonë, duke pasur parasysh se të dyshuarit rezulton se ishin akomoduar në Castelfidardo që prej 7 dhjetorit.
Komente






Keta plehra na i nxorren bojen komplet nga 1990/2025.Filluan me motrat tona duke i nxjerr rrugeve,vjedhjet e shtepive keshtu krijuan abjentin e pershtatshem per gazetat te shkruajn per shqiptaret.Ne krahasim me kineze,rumune,bullgar,mbajm vendin e par ne gazeta sepse kete idiota mesataren e kane qe cdo tre dit do te kryejn nje vjedhje.Njerez te tilla ulin reputacionin e popullit,perse ministria e kultures nuk vepron me anen e manifesteve osé informazioni online se si duhet te sillen shqiptaret jashte shqiperis,qeveria kineze e ka perdorur nje informacione te kesaj natyre.Na diskretituan si popull,ne te kundert plehra te tilla te denoncohen nga vet shqiptaret,sepse kur vijn kane gjithmon nje pik mbeshtetje ,familje osé miq,dmth te ndeshkohen edhe ata qe i mirpresin krah hapur.
Përgjigju