Serie A e futbollit në Itali vijoi këtë të diel me raundin e 16-të. Në "Mapei Stadium" të Reggio Emilias, vendasit e Sassuolos u mposhtën 0-1 nga Torino. Deçizive në këtë sfidë ishte minuta e 66-të, me Nikola Vlasic që u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit dhe i dha tri pikë të tijve.
Me këtë sukses Torino merr fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 20 pikëve për vendin e 12-të, një pikë më pak se Sassuolo. Zona evropiane ndodhet vetëm pesë pikë larg dhe shumë skuadra janë në garë për pozitën e pestë dhe të gjashtë.
Për t'u theksuar se te Torino titullarë ishin Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani, të cilët dhanë një kontribut të çmuar për tri pikët e ekipit 'Granata'.
Komente







