Ngjarja ndodhi Marche, një nga zonat më të goditura mbrëmjen e se mërkurës në Itali.
Nga frika se tërmeti 5.9 i shkallës Rihter mund të shkaktonte dëme të mëdha, policia italiane i transferoi shumë të ndaluar në burgun e Rebibbia, dhe nga këtu nis ‘aventuara’ e shqiptarëve.
Shqiptarët, ja cilet jane dhe akuzat ndaj tyre
Shqiptarët e arratisur janë Mikel Hasanbelli 36 vjec i dënuar për shfrytëzim prostirucioni, Ilir Pere 40 vjec i dënuar për tentativë vrasjeje dhe Tesi Basho 36 vjec i dënuar me burg përjetë për vrasje.
Mikel Hasanbelli 36 vjeç, shfrytëzim prostitucioni
Ilir Pere 40 vjeç per tentativë vrasje
Tesi Basho 36 vjeç i dënuar përjetë për vrasje
Arratia me çarçafë
Tre shqiptarë janë arratisur nga burgu Rebibbia në Romë, ndërsa ishin transferuar në këtë repart pas tërmetit që tronditi Italinë.
Lajmi u konfirmua ga autoritetet italiane të cilat thanë se prej 9 ditësh shqiptarët ishin në duart e autoriteteve. Sipas të dhënave të para tre shqiptarët kanë arritur të kapërcejnë murin nëpërmjet carcafëve.
Tre shqiptarët kanë sharruar hekurat e qelisë e cila ndodhet në katin e parë të burgut dhe kanë përdorë një bluzë për të mbuluar hapsirën, kalimin e krijuar në hekurat e dritares. Në krevate kishin vendosur forma prej kartonash për të shmangur kontrollet. Më pas kanë mbërritur te muret rrethuese dhe janë hedhur duke përdorë carcafët e lidhur me njëri-tjetrin dhe ndoshta kanë përdorur shkopat e fshesave.
Personeli e vuri re mungesën e tyre pas një kontrolli rutinë. Në fakt nga ky burg ka patur edhe raste të tjera kur të ndaluarit janë arratisur. Ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të shqiptarëve.
Arratisja e tyre është shënuar në orën 6 të mëngjesit. Në këtë repart ku ishin shqiptarë ndodheshin të ndaluar të tjerë të akuzuar për krime seksuale, vjedhje tej.
[gallery]19341[/gallery]
(d.b/E.M/Shqiptarja.com)