Itali/ Vajza gjen mamanë e saj të vdekur brenda sëndukut në dhomën e gjumit, trupi ishte dekompozuar

Itali/ Vajza gjen mamanë e saj të vdekur brenda sëndukut në dhomën e gjumit, trupi ishte dekompozuar

Foto ilustruese

Trupi i pajetë i një gruaje që ishte dekompozuar është gjetur në një sënduk në dhomën e gjumit në banesën e saj në Caserta të Italisë. Trupi i 77 vjeçarjes u gjet nga e bija e cila e shokuar ka telefonuar policinë.

Prokuroria ka nisur hetimet ndërsa mësohet se e moshuara ka vdekur disa javë më parë.

Viktima quhej Concetta dhe jetonte në Mondragone të Italisë me një prej vajzave. Por trupin e saj e ka gjetur vajza tjetër që nuk jetonte me të.

Policia po merr në pyetje vajzën që jetonte me të moshuarën, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morg për t'iu nënshtruar autopsisë e cila do të përcaktojë  nëse e moshuara ka vdekur për shkaqe natyrale apo është vrarë.

Nga hetimet dyshohet se vdekja e të moshuarës mund të ketë ndodhur një muaj më parë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)