Itali, vdes 14 vjeçari shqiptar në
Bari, u rrëzua nga shkallë të vjetra

Itali, vdes 14 vjeçari shqiptar në<br />Bari, u rrëzua nga shkallë të vjetra
ITALI - Një 14-vjeçar shqiptar humbi jetën sot në Bari pasi ra nga shkallët e një ndërtese të vjetër . Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30.

Alarmin e dha një banor, i cili dëgjoi zhurmën e shkallëve dhe më pas, në fund të tyre, gjeti trupin e pajetë të adoleshentit,

Trupi i 14-vjeçarit u dërgua në morgun e spitalit. Vogelushi i identifikuar, sipas medias italiane, me inicialet H.M. kishte lindur ne Itali dhe prinderit e tij ishin shqiptarë dhe jetonin në rrugën La Croce, në Bari Palese.

Sipas medias italiane, djaloshi po luante me disa shokë në ndërtesën e vjetër e cila prej vitesh ishte e braktisur dhe frekuentohej nga fëmijët si vend lojrash.
 
Në momentin kur do largoheshin, disa prej tyre kanë dëgjëruar një zhurmë dhe më pas kanë parë shokun të rrëzuar në tokë. Të frikësuar kanë kërkuar ndihmën e një kalimtari, i cili më pas ka lajmëruar policinë.

Hetimet po kryhen nga Prokuroria e Barit ndërsa nesër pritet t'i bëhet autopsia.


aksidenti bari
(Foto nga vendi i ngjarjes në Bari)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it