Itali, vdes 19 vjeçari shqiptar si pasojë e një aksidenti automobilistik (FOTO)

Itali, vdes 19 vjeçari shqiptar si pasojë e një aksidenti automobilistik (FOTO)

Humbet jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik një 19 vjeçar me origjinë nga Shqipëria, Matteo Skënderi. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Rimini Nord. 19-vjeçari nga Misano Adriatico, humbi jetën pasi makina e tij Opel Corsa u përplas me një furgon të ndaluar në korsinë e emergjencës. Në pjesën e rrugës ku ka ndodhur aksidenti po zhvilloheshin punimë dhe si pasojë e aksidentit kanë ngelur të plagosur edhe tre punëtorë të rrugës.

Ka ende detaje që duhen t'u sqaruar, por besohet se Skënderi humbi kontrollin e makinës  duke u zhvendosur në korsinë e emergjencës, por nuk dihet ende nëse kjo ndodhi për shkak se mund të ishte ndjerë keq apo të ishte shpërqendruar.

Matteo Skënderi, 19 vjeç humbi jetën menjëherë pas aksidenti duke i lënë prindërit e tij, në dhimbje të madhe. Ai ka lindur në Galipoli dhe kishte jetuar prej kohësh në Misano Adriatico ku punoi në një kompani vendase.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë