Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari 21-vjeçar, Dorian Pianca në rajonin e Toskanës në Itali.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat saktësojnë se shqiptari po udhëtonte sëbashku me një 18 vjeçar me një motor. I riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rrugës duke u përplasur me një mur.
Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë. 21 vjeçari shqiptar ka humbur jetën në spitalin e Versilia në afërsi të vendngjarjes, ndërsa 18 vjeçari ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com