ROME- Gjeti vdekjen në spital Orges Fisniku, shqiptari i cili u plagos në një atentat të ndodhur më 23 dhjetor në rrugën Mario Carlit në San Savero të Italisë. Në atentat mbeti i vrarë Amir Ballo, shoku i tij me të cilin udhëtonin në të njëjtën makinë tip Audi A3. 31 vjeçari i njohur dhe si “Oreste” mori plagë të rëndë në kokë, dhe prej 8 ditësh ndodhej në koma.

Sipas hetuesve Orges Fisniku ishte objektivi i vërtetë i vraësit dhe jo Amir Ballo, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 23 dhjetorit. Në 2005 Fisniku ishte arrestuar në Itali për akuzën e shpërndarjes ndërkombëtare të lëndëve narkotike së bashku me 22 të tjerë. Gjithashtu u përfshi dhe në një tjetër arrestim në operacionin Joker.

(sg/shqiptarja. com)