Itali, vrasja e 22 vjeçares nga i dashuri i saj, protesta masive në Romë! Mbi 500 mijë persona marshojnë kundër dhunës ndaj grave

Itali, vrasja e 22 vjeçares nga i dashuri i saj, protesta masive në Romë! Mbi 500 mijë persona marshojnë kundër dhunës ndaj grave

Protesta në Romë

ITALI- Një valë protestash ka përfshirë Romën, Mesinën dhe shumë qytete të tjera italiane në veri të vendit pas vrasjes së ndodhur 2 javë më parë ku një 22 vjeçare e quajtur Giulia Cecchetin u vra nga i dashuri i saj.

Mediat italiane raportojnë se numri i protestuesve arrin deri në 500 mijë persona të cilët kanë marshuar kundër dhunës ndaj grave.

Në Romë marshimi filloi nga Circus Maximus dhe përfundoi në Piazza San Giovanni me pjesëmarrjen e sekretares së Partisë Demokratike, Elly Schlein, sekretarit të CGIL, Maurizio Landini, dhe kryebashkiakut të Romës Gualtieri.

“Nuk mjaftojnë indinjata dhe zemërimi”, tha kryedemokrati, “duam ta ndalojmë këtë masakër. Është koha të themi mjaft dhe të bëjmë një hap përpara, sepse nuk durojmë dot më”.

Pati dy marshime kryesore, në kryeqytet dhe në Messina. Në mëngjes pati një fjalim nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella i cili nënvizoi se "pas çdo femicidi qëndron një dështim i shoqërisë".

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen