Gjykata italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm dy shqiptarët, Marjo Mema dhe Igli Meta, të cilët akuzohen për vrasjen e shokut të tyre, 17-vjeçarit Ismail Luli, për shkaqe xhelozie. Adoleshenti Luli u gjet i vrarë në mënyrë makabre në Ancona, me fytin e prerë.

Ngjarja kriminale ndodhi më 19 korrik të vitit 2015, ku shqiptari Igli Meta dyshonte se Ismail Luli flirtonte me të fejuarën e tij Ambra.

Pas hetimeve, drejtësia italiane ka shpallur autor të krimit Igli Metën, ndërsa i dënuari tjetër, Marjo Meta, ka qenë bashkëpunëtor i plotë në vrasjen e të riut. Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 28 vite e 4 muaj burgim bashkëpunëtorin e vrasësit, por Gjykata e Apelit ka vendosur burgim të përjetshëm për të dy shqiptarët. 


(VIktima Ismail Luli)