ITALI - Gjykata e Tarantos vendosi burg të përjetshëm për nënë e bijë, pasi u shpallën fajtore për vrasjen e 15-vjeçares Sarah Scazzi në 26 gusht të vitit 2010.
Viktima ishte mbesa e gruas dhe kushërirë e parë me vajzën e saj.
Për këtë ngjarje të rëndë janë kryer hetime të shumta dhe shokoi mbarë Italinë për shkak të dinamikës së ngjarjes.
Ndërsa për kryefamiljarin Michele Misseri, gjykata vendosi 8 vite burg për fshehje të provave dhe në fillim të zbulimit të ngjarjes, pranoi se e kishte kryer ai i vetëm krimin.
E ëma e adoleshentes Concetta, falënderoi avokatët, Prokurorinë dhe Gjykatësit, dhe tha për gazetarët se kush vret meriton dënimin e përjetshëm duke komentuar vendimin për motrën dhe mbesën e saj, të cilat vranë vajzën e saj 15-vjecare.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com