Itali,vrau pronarin e lavazhit në
Sarandë, i riu kapet pas 3 vitesh

Itali,vrau pronarin e lavazhit në<br />Sarandë, i riu kapet pas 3 vitesh<br>
Një i ri shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për vrasje. Në pranga ka rënë shtetasi Keivi Hysa, 27 vjeç, lindur në Mamurras, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 27-vjeçari akuzohet se ka vrarë me armë zjarri pronarin e një auto-lavazhi makinash, në vitin 2015, në qytetin e Sarandës.

Njoftimi i plotë:

Kapet dhe arrestohet në Itali, një shtetas shqiptar i kërkuar për vrasje. Si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana dhe ZQK Interpol Roma/Itali, më datë 23.02.2018, është bërë kapja dhe arrestimi në Sesto San Giovani/Itali, i shtetasit shqiptar: Keivi Hysa, 27 vjeç, lindur në Mamurras.

Shtetasi Keivi Hysa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr. 23-2015-13, datë 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal, “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim, parashikur nga nenet 78 e 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 10.07.2015 rreth 01:00, në qytetin e Sarandës, si rezultat i një mosmarrëveshje për motive të dobëta të ndodhur një natë më parë, me pronarin e një auto-lavazhi makinash shtetasin E. M., i kërkuari Keivi Hysa në bashkëpunim me shtetasit E. H, dhe L. H., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E.M.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin sa më të shpejtë në Shqipëri.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja