Dritan Demiraj, i cili vrau dy vjet më parë ish-të dashurën e tij romune dhe partnerin e saj, u dënua mbrëmjen e dy ditëve më parë me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Rimini të Italisë, pas një procesi që zgjati rreth 10 orë.
30-vjeçari shqiptar, i cili ushtronte më parë detyrën e bukëpjekësit, rrëfeu në sallën e gjyqit se vrau me thikë ish-të dashurën për shkak se ajo e tradhëtonte.

“E doja vërtet, por ajo më tradhtoi edhe me kushëririn tim në shtratin e prindërve të mi në Shqipëri”, citojnë Demirajn mediat italiane.
Ai pranoi edhe vrasjen e partnerit të Lidia Nusdorfi-t, 35-vjeçarit Silvion Mannina
Ndërsa daja i autorit të krimit, Sadik Dine, i akuzuar për vrasjen e Nusdorfi-t u dënuar me pesë vite burg për bashkëpunimin në vrasje. Edhe Monica Sanchi, ish e dashura e Demirajt u dënua me 30-vite burg.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com