ITALI- Një 31-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj në Itali, ndërsa bashkëjetuesi i saj Asllan Agaj dyshohet të jetë autori. Brunilda Hoxha, nënë e tre fëmijëve të vegjël, dy djem 7 dhe 14 vjeç dhe një vajzën 12 vjeç, u godit gjashtë herë me thikë nga 53-vjeçari Agaj, pasditen e së martës, në banesën e saj në Sutri të Viterbos.
 
31-vjeçarja i kishte hapur banesën Asllan Agajt, i cili pas një sherri të çastit ka goditur me thikë atë, 5 herë në stomak e njëherë në fyt, e më pas ka njoftuar policinë, ndërkohë që ka tentuar edhe të vrasë veten.
 
Në momentin e ngjarjes fëmijët e Hoxhës nuk ndodheshin në banesë, pasi 14-vjeçari ndodhet në Shqipëri, ndërsa dy fëmijët e tjerë 7 dhe 12 vjeç ndodheshin në shkollë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë gjetur të pajetë gruan, ndërsa në gjendje të rënduar kanë dërguar në spital autorin e ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan 53-vjeçarin drejt kësaj ngjarje, por kjo nuk është rasti i vetëm kur Asllan Agaj bëhet autor i një vrasje makabër. Rreth 13 vite më parë, Agaj ka masakruar për vdekje gruan e tij të parë, me të cilën jetonte prej 20 vitesh në Romë. Shkak për këtë vrasje të 13 viteve më parë dyshohet te ketë qenë xhelozia, dhe sherret mes çiftit. Edhe në atë kohë, pasi masakroi bashkëshorten duke e goditur për vdekje me kazëm, njoftoi forcat e policisë. Gjykata e Tivolit e dënoi me 16 vite burg në 2003, por në Apel iu caktuar 14 vite, ndërsa Agaj vuajti vetëm 9 vite burg, duke u liruar në 2012.
 
Asllan Agajt


Asllan Agajt

Asllan Agajt


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)