BRESCIA- Ka vrarë veten shqiptari 43 vjeçar i cili mbrëmjen e ndërrimit të viteve qëlloi me pistoletë duke plagosur ish-vjehrrin dhe ish kunatin e tij. Mediat italiane të cilat nuk bëjnë të ditur emrin e shqiptarit 43 vjeçarit por thonë se shkak ka qenë fundi i martesës me ish bashkëshorten e tij.
KRIMI
E gjitha ka ndodhur në Dello, një komunë e vogël në Brescia.
Mbrëmjen e ndërrimit të viteve, në banesën e familjarëve të ish bashkëshortes së autorit në rrugën Mameli ishin mbledhur rreth 10 persona. Kishin planifikuar të kalonin bashkë mbrëmjen e Vitit të Ri kur në derë është shfaqur 43 vjeçari.
Prindërit e gruas i kanë kërkuar të largohej por ai nuk ka pranuar dhe pas një konflikti verbal, 43 vjeçari ka nxjerrë nga xhepi një pistoletë të kalibrit të vogël dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Plumbat kanë prekur ish vjerrhin, 64 vjeç në këmbë, ndërsa një plumb tjetër ka goditur ish kunatin 33 vjeç në gjoks.
DY TE AFERMIT E ISH GRUAS NE SPITAL
Menjëherë pas krimit autori është larguar me makinën e tij në drejtim të paditur. Policia thotë se 43 vjeçari nuk pranonte lehtë ndarjen me bashkëshorten e tij.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Brescias ku dhe po marrin mjekimin. Sipas mjekëve gjëndja më e rëndë është ajo e 33 vjeçarit i cili ka plagë në gjoks. Ky i fundit i është nënshtuar dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
43 vjeçari ishte shpallur në kërkim prej natës së 31 dhjetorit, ndërsa sot paradite ai u gjet i vetëvrarë praën një gjykate për të mitur në Brescia.
Mediat italiane shkruajnë se 43 vjeçari kishte kryer krimin me armën me të cilin plagosi dhe dy të afërmit e ish bashkëshortes së tij.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com