Itali/ Vritet me thikë 17-vjeçari shqiptar në Peskara, arrestohen dy të mitur, njëri prej tyre djali i një komandanti karabinierie

Itali/ Vritet me thikë 17-vjeçari shqiptar në Peskara, arrestohen dy të mitur, njëri prej tyre djali i një komandanti karabinierie

Policia italiane

ITALI - Një 17-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në Pescara të Italisë. Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policisë italiane, të dyshuar për vrasjen e adoleshentit nga Shqipëria që u gjet i pajetë në parkun Baden Pouel në qendër të Peskarës.

Dy djemtë e kapur janë, gjithashtu të mitur, njëri prej tyre djali i një komandanti policie të një komisariati në provincën e Peskarës, tjetri djali i një avokati të njohur në qytet që po merren në pyetje aktualisht në komisariat. Menjëherë pas ngjarjeve, sipas asaj që ka dalë deri tani, ata kanë shkuar për të notuar në det.

Atje, ndoshta do të kishin hequr thikën e përdorur. Polumbarët janë vënë në veprim për gjetjen e armës. Konfidencialitet maksimal nga ana e Prokurorisë në lidhje me ngjarjen, nga e cila rezulton vetëm se “ky është një rast shumë delikat”.

Rindërtimi i ngjarjes

Goditja me thikë duket se ka ardhur nga një debat, por arsyet nuk janë ende të qarta. Duket se kishte një borxh prej disa qindra eurosh, por ende nuk është e qartë nëse lidhej me tregtimin e drogës, apo blerjen e përsëritur të dozave të papaguara.

Ngjarjet mësohet se kanë ndodhur pasditen e djeshme dhe kufoma është gjetur në orët e vona të mbrëmjes. Policia po heton. Rasti ndiqet nga kryeprokurori Giuseppe Bellelli. Trupi i 17-vjeçarit, me prindër shqiptarë që nuk jetojnë në Itali, ka marrë plagë me thikë.

Bellelli ka shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me deputetin Gennaro Varone dhe prokurorin e të miturve David Mancini, si dhe mjekun mjekoligjor Christian D'Ovidio të cilët kanë kryer zbulimin fillestar të trupit.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • La marmora: 24/06/2024 17:24

    Italiane e jugut jane kriminela. Per ta La Marmora ka hapur nje muse ne Torino qe e verteton kete gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

50 milion euro pasuri të sekuestruara/ Avokati në 'Studio Live': Ka pastrim parash, duhet provuar! Tirana më shtrenjtë se Barcelona, s'ka logjikë

50 milion euro pasuri të sekuestruara/ Avokati në 'Studio Live': Ka pastrim parash, duhet provuar! Tirana më shtrenjtë se Barcelona, s'ka logjikë