BARI - Policia italiane ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme ku mbeti i vrarë 25-vjeçari shqiptar Flori Mesuti me tre plumba në gjoks.
Sipas policisë italiane 25-vjeçari shqiptar kishte ndërhyrë për të ndarë dy adoleshentë që po zieshin me njëri-tjetrin. Një nga të rinjtë ka thirrur në ndihmë disa të afërm të tij të cilët kanë ardhur të armatosur dhe njëri prej tyre e ka ndjekur Mesutin dhe e qëlloi me pistoletë.
Ngjarja ku u vra 25-vjeçari ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen “Liberta” të qytetit të Napolit.
Për të identifikuar edhe vrasësin, mësohet se policia ka marrë në pyetje edhe dëshmitarët e shumtë që ndodheshin pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja.
Mesuti ka ndërruar jetë në spitalin politeknik të Barit ku kishte mbërritur me urgjencë.
Fillimisht u dyshua se 25-vjeçari Mesuti ishte vrarë për shkak të një zënke në një bar pak më tutje nga vendi i krimit.
/Shqiptarja.com