Një letër me mesazhe për shqiptarët është afishuar në një trug peme, në një shesh në zonën e Treamos, Itali. Personi, i cili ka shkruajtur letrën pretendon se shqiptarë dhe rumunë kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë e tij për të vjedhur dhe kërcënon me vdekje nëse kjo ndodh sërish.
Mediat italiane kanë publikuar një ditë më parë edhe letrën e plotë:
“Hajdutë të ndyrë shqiptarë dhe rumunë, bij k… ky lajmërim është për ju!!! Shumë vjedhje dhe tentativa për vjedhje janë bërë në këtë zonë… Keni provuar të hyni në shtëpinë time, ndërsa në shumë të tjera ia keni dalë. Ju siguroj se nëse kjo do të përsëritet do të vras dhe torturoj çdo të huaj që ka ardhur të jetojë këtu”, lexohet në njoftimin e publikuar.
“Unë bëj roje, vijon letra, po ju vëzhgoj dhe kur ju nuk e prisni do t’ju vë një thes në kokë dhe do t’ju çoj në shtëpinë time një nga një dhe ju siguroj që do t’ju bëj keq, po shumë keq. Ju këshilloj juve që sapo keni ardhur në këtë lagje, të respektoni rregullat ndryshe së shpejti do t’u vëmë zjarrin shtëpive tuaja. Mbani mend se “për një paguajnë të gjithë”, përfundon mesazhi.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com