Policia italiane ka zbuluar një rafineri heroine në Krotone. Gjatë operacionit u sekuestruan 1.6 kg e pastër heroinë dhe 130 kg material përzierës.

Zanafilla e hetimeve për këtë grup nisë nga një shqiptar i dyshuar për trafik droge.

Shqiptari i arrestuar S.S 28 vjeç do  të nxirrte duke përdorur përzierësin rreth 30 kg heroinë.

Bashkë me drogën dhe materialin përzierës, u sekuestruan edhe 18 mijë euro cash dhe një armë zjarro.

Në pranga kanë rënë dy pronarët e ndërtesës T.F 50 vjeç dhe T.P 55 vjeç dhe një 69-vjeçar A.R nga Leçe.

Sipas hetuesve, droga ka ardhur nga Pulia dhe po përgatitej në Krotone për ta hedhur në treg.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)