ROMË - Rreth 5,4 milionë zgjedhës italianë do të votojnë sot në rajonet e Emilie-Romagnes dhe Kalabrisë, zgjedhje që përbëjnë një test për kryeministrin, Matteo Renzi.
Ish-kryetari i Bashkisë së Firences i qendrës së majtë (Partia demokrate - PD), i cili u bë kryeministër vitin e kaluar në vend të Enrico Lettas, gëzon një popullaritet në sajë të stilit dinamik dhe modern që transmeton në politikën italiane.
Por ky popullaritet rrezikon të ulet, për shkak të krizës, papunësisë dhe tensioneve sociale pasi një pjesë e sindikatave janë shumë kundër fleksibilitetit të punës dhe modifikimit të bërë në procedurat e largimit nga puna. Manifestuesit kundër reformës në tregun e punës janë shtuar në vend.
Italia ka mbetur në recesion në tremujorin e tretë të vitit 2014 dhe ka shpresa për një rimëkëmbje të paktën në fillim të vitit të ardhshëm./ATSH/