Italia 200 lëkundje tërmeti
gjendje e jashtëzakonshme

Italia 200 lëkundje tërmeti<br />gjendje e jashtëzakonshme
Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e goditura nga tërmeti i djeshëm.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar fondi prej 40 milionë eurosh që do të ofrohet në ndihmë të komunave të dëmtuara.
 
Kryeministri italian Matteo Renzi, në vizitën pranë banorëve të prekur nga tërmeti është shprehur: "Tërmeti po na vë në provë, por ne nuk do ju lemë vetëm, jemi më të fortë dhe do ja dalim. Do të kërkojmë nga Parlamenti të përshpejtojë miratimin e dekretit ndaj zonave të tërmetit, për të pasur burimet dhe instrumentet e duhura në përballimin sa më efikas të situatës.”
 
Renzi ka kundërshtuar strehimin e banorëve në tenda, ai u shpreh se është tëtor ndaj deri në rikonstruktimin apo ndërtimin e nevojshëm të banesave ata do të qëndrojnë në hotele.

[gallery]19358[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin