Pavarësisht se pritet vetëm zyrtarizimi i rezultatit zgjedhor në Itali, qeveria e re pritet të marrë detyrën në fillim të nëntorit. Nga data 10 deri në datën 27 tetor duhet të mbyllet procedura përmes së cilës kryetari i partisë më të votuar pritet të marrë mandatin për caktimin e qeverisë së re dhe në fillim të nëntorit të marrë dhe bekimin nga presidenti
Qeveria e re e Italisë e qendrës së djathtë e drejtuar nga Giorgia Melloni, pritet të marrë detyrën zyrtarisht në fillim të nëntorit. Etapat deri në betimin e qeverisë së re kërkojnë disa javë përgatitje. Sipas “Corrieres”, në datën 10 tetor pritet regjistrimi i deputetëve të rinjë që u mandatuan nga zgjedhjet e 25 shtatorit.
Në datën 13 tetor, mblidhet për herë të parë kuvendi i ri, ku emërohen drejtuesit e kunvedit, si dhe formësohet Senati.Më tutje, brenda 15 tetorit, deputetët firmosin përkatësinë e grupit të tyre parlamentar. Pas këtij hapi nisin konsultimet për verifikimin e shumicës parlamentare, nga data 24-27 tetor. Pas këtij verifikimi, Presidenti i Vendit Sergio Mattarella, do të thërras drejtuesin/drejtuesen e partisë fituese që gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re.
Presidenti i Mattarella gëzon të drejtën ligjore për t’i besuar kryeministrit të ardhshëm një mandat të plotë, ose një mandat “eksplorues”. Kjo do të varet nga konsultimet dhe kjo i hap rrugë debatit nëse Giorgia Melloni, partia e së cilës, “Fratelli D’Italia”, fitoi bindshëm zgjedhjet, do të jetë apo jo kryeministrja e re e vendit.
Çfarë është mandati eksplorues?
Presidenti i Italisë, në rast se nuk është i bindur nga program apo elemente të tjera që lidhen me drejtuesin e partisë që ka fituar zgjedhjet, rezervon të drejtën për të zgjedhur një emër tjetër për t’i besuar qeverinë e re me qëllimin për të parë nëse ekziston një shumicë alternative nga ajo e kalkuluar paraprakisht përmes grupimeve parlamentare. Zgjedhja që do të bëjë presidenti është një pikëpyetje që hap shtigje të reja debati. Mandati “Eksploures”, duhet theksuar se nuk është zbatuar asnjëherë më herët, veçse në rastet, kur kemi patur një qeveri që ka rënë gjatë mandatit, pasi fillimisht Presidenti duhet të ketë në fokus vullnetine shprehur me votë nga populli.
Pas kësaj procedure, në fillim të nëntorit prezantohet qeveria e re, e cila betohet tek Presidenti dhe përpara kuvendit, duke mbajtur ligjëratën e parë dhe duke prezantuar në kvuend programin përkatës për të cilin u mandatua nga votuesit.
Në bazë të rezultati të arritur në datën 25 shtator, qendra e djathtë ka fituar me një distancë të madhe garën parlamentare, në të dyja dhomat, të ultën dhe të lartën. Sipas marrëveshjes para zgjedhore, partitë e djathta do të mbështesin për kryeministër emrin e drejtuesit të partisë që ka marrë më shumë vota, kësisoj, “Lega”, “Noi Moderati”, “Forza Italia”, pritet të mbështesin dhe propozojnë për Kryeministër, kryetaren e partisë “Fratteli Ditalia”, pra Giorgia Melloni
Lajmi kryesor: