Qendra e djathtë fiton zgjedhjet në Itali, Giorgia Meloni pritet të jetë kryeministre: Ne do të qeverisim për të gjithë italianët

Qendra e djathtë ka fituar zgjedhjet politike në Itali.  Pas zgjedhjeve, Giorgia Meloni tha se partia e saj “Vëllezërit e Italisë” do të qeveriste për të gjithë dhe nuk do të tradhtonte besimin e njerëzve.  

“Italianët kanë dhënë një mesazh të qartë në favor të një qeverie të krahut të djathtë të udhëhequr nga “Vëllezërit e Italisë”, u tha ajo gazetarëve në Romë, teksa mbante një tabelë në duar ku shkruhet “Faleminderit Itali”.

Koalicioni i udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë ka një shumicë të qartë. Në senat Qendra e Djathtë ka marrë rreth 43% të votave, ndërsa Qendra e Majtë ka marrë rreth 27%.

'Fratteli di Italia', është partia e parë me më shumë se 26% të votave, Lega bie në 9% ndërsa Forza Italia e Silvio Berslusconit është rreth 8%.

Ndërkohë Partia Demokratike e Enrico Letta është rreth 20%, 'Action-Italia Viva' kalon 7%, 'Aleanca e Gjelbër dhe e Majtë' kalon pragun e 3%, '+ Evropa' 3%, 'Italexit' rreth 2%, 'Bashkimi Popullor' me rreth 1, 5%, 'Ne Moderat' me 1.1 %. Lëvizja 5 Yje është në 15%.

63,95% morën pjesë në votime. Kjo është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë për zgjedhjet e përgjithshme (në raundin e mëparshëm zgjedhor të 2018 në të njëjtën kohë, 73,01% kishin shkuar në votime).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
‘Zoti na ndihmoftë’, fotoja e të moshuarit bën xhiron e rrjetit në Itali: Linda në kohën e Mussolinit nuk dua të vdes me Melonin

1664199500_FOTO.jpg

Një i moshuar me një pankartë në duar ka bërë xhiron e rrjetit.

“Kam lindur në kohën e Mussolinit, nuk do të doja të vdisja me Melonin. Zoti na ndihmoftë”- Kështu shkruhej në kartonin, të mbajtur si poster nga një italian, i cili donte t’i nxiste bashkëqytetarët e tij të mos mbështesin koalicionin e ekstremit të djathtë, i cili fitoi në zgjedhjet e djeshme.

Ora 14:54
Kryeministri hungarez Orban u dërgon letra urimi Melonit, Berlusconit dhe Salvinit për fitoren në Itali: Pres me padurim bashkëpunim

1664197249_page.jpg

Kryeministri hungarez, Orban u ka dërguar gjithsecilit prej koalicionit të së djathtës ekstreme në Itali letra ku thekson se pret me padurim bashkëpunimin.

‘@GiorgiaMeloni @matteosalvinimi @berlusconi

duke i uruar për rezultatet e zgjedhjeve. "Unë pres me padurim bashkëpunimin tonë të ardhshëm për të ruajtur paqen në vendet tona dhe në Evropë, për të rifilluar ekonominë evropiane dhe për të lehtësuar krizën energjetike.’-thuhet në një postim.

Ora 14:38
Italia anohet nga e djathta, qeveria e re merr detyrën në nëntor! Ja etapat që do të ndiqen

 

Pavarësisht se pritet vetëm zyrtarizimi i rezultatit zgjedhor në Itali, qeveria e re pritet të marrë detyrën në fillim të nëntorit. Nga data 10 deri në datën 27 tetor duhet të mbyllet procedura përmes së cilës kryetari i partisë më të votuar pritet të marrë mandatin për caktimin e qeverisë së re dhe në fillim të nëntorit të marrë dhe bekimin nga presidenti

Qeveria e re e Italisë e qendrës së djathtë e drejtuar nga Giorgia Melloni, pritet të marrë detyrën zyrtarisht në fillim të nëntorit. Etapat deri në betimin e qeverisë së re kërkojnë disa javë përgatitje. Sipas “Corrieres”, në datën 10 tetor pritet regjistrimi i deputetëve të rinjë që u mandatuan nga zgjedhjet e 25 shtatorit.

Në datën 13 tetor, mblidhet për herë të parë kuvendi i ri, ku emërohen drejtuesit e kunvedit, si dhe formësohet Senati.Më tutje, brenda 15 tetorit, deputetët firmosin përkatësinë e grupit të tyre parlamentar. Pas këtij hapi nisin konsultimet për verifikimin e shumicës parlamentare, nga data 24-27 tetor. Pas këtij verifikimi, Presidenti i Vendit Sergio Mattarella, do të thërras drejtuesin/drejtuesen e partisë fituese që gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re.

 Presidenti i Mattarella gëzon të drejtën ligjore për t’i besuar kryeministrit të ardhshëm një mandat të plotë, ose një mandat “eksplorues”. Kjo do të varet nga konsultimet dhe kjo i hap rrugë debatit nëse Giorgia Melloni, partia e së cilës, “Fratelli D’Italia”, fitoi bindshëm zgjedhjet, do të jetë apo jo kryeministrja e re e vendit. 

Çfarë është mandati eksplorues?

Presidenti i Italisë, në rast se nuk është i bindur nga program apo elemente të tjera që lidhen me drejtuesin e partisë që ka fituar zgjedhjet, rezervon të drejtën për të zgjedhur një emër tjetër për t’i besuar qeverinë e re me qëllimin për të parë nëse ekziston një shumicë alternative nga ajo e kalkuluar paraprakisht përmes grupimeve parlamentare. Zgjedhja që do të bëjë presidenti është një pikëpyetje që hap shtigje të reja debati. Mandati “Eksploures”, duhet theksuar se nuk është zbatuar asnjëherë më herët, veçse në rastet, kur kemi patur një qeveri që ka rënë gjatë mandatit, pasi fillimisht Presidenti duhet të ketë në fokus vullnetine shprehur me votë nga populli.

Pas kësaj procedure, në fillim të nëntorit prezantohet qeveria e re, e cila betohet tek Presidenti dhe përpara kuvendit, duke mbajtur ligjëratën e parë dhe duke prezantuar në kvuend programin përkatës për të cilin u mandatua nga votuesit.

Në bazë të rezultati të arritur në datën 25 shtator, qendra e djathtë ka fituar me një distancë të madhe garën parlamentare, në të dyja dhomat, të ultën dhe të lartën. Sipas marrëveshjes para zgjedhore, partitë e djathta do të mbështesin për kryeministër emrin e drejtuesit të partisë që ka marrë më shumë vota, kësisoj, “Lega”, “Noi Moderati”, “Forza Italia”, pritet të mbështesin dhe propozojnë për Kryeministër, kryetaren e partisë “Fratteli Ditalia”, pra Giorgia Melloni

Ora 11:15
Kryeministri hungarez Orban uron Melonin: Fitore e merituar

1664183769_orbnviktorgiorgiameloni.jpg

Urime, fitorja e merituar”. Kështu kryeministri hungarez, Viktor Orban përshëndet fitoren e lideres të Vëllezërve të Italisë, Giorgia Meloni, në një postim në Facebook të shoqëruar me një foto të dy politikanëve së bashku.

Ora 09:10
Italia merr kthesë të fortë djathtas, Marine Le Pen: Bravo për rezistencën ndaj kërcënimeve të një BE-je jodemokratike dhe arrogante

"Populli italian ka vendosur të marrë fatin e tij në dorë duke zgjedhur një qeveri patriotike dhe sovrane".- Ky ishte komenti i lideres të së djathtës ekstreme në Francë Rassemblement National, Marina Le Pen.

“Bravo për Giorgia Meloni dhe Matteo Salvini për rezistencën ndaj kërcënimeve të një Bashkimi Evropian jodemokratik dhe arrogant për të arritur këtë fitore të madhe!”, shkroi Le Pen në Twitter.

*"E djathta ekstreme" ose e djathta radikale moderne, u ngrit nga dy ngjarje të veçanta të vitit 1889. Internacionalja Socialiste u formua në Konferencën e Parisit, e cila imponoi ortodoksinë doktrinare mbi socialistët dhe kërkoi besnikërinë e tyre ndaj klasës punëtore ndërkombëtare dhe jo kombit të tyre.*

Ora 08:07
Partia e saj doli e para në zgjedhje, Giorgia Meloni: Koha e përgjegjësisë, nuk do ta tradhtojmë Italinë, siç s’e kemi tradhtuar

Në komentin e parë pas rezultatit të zgjedhjeve në Itali, ku partia e Giorgia Melonit, është partia më e votuar, pretendentja për kryeministre u shpreh se ato do të qeverisin për të gjithë italianët.

“Kjo është koha e përgjegjësisë, koha në të cilën nëse doni të jeni pjesë e historisë duhet të kuptoni se çfarë përgjegjësie kemi ndaj dhjetëra miliona njerëzve, sepse Italia na ka zgjedhur, dhe ne nuk do ta tradhtojmë, siç nuk e kemi tradhtuar kurrë atë". Meloni shtoi se "nëse thirremi për të qeverisur kombin do ta bëjmë për të gjithë, për të bashkuar një popull duke lartësuar atë që bashkon dhe jo atë që ndan".

“Fakti që Vllezërit e Italisë, është partia e parë do të thotë shumë gjëra për shumë prej nesh: kjo është sigurisht për shumë prej nesh një natë krenarie, shpengimi, lotësh, përqafimesh, ëndrrash. Kur të përfundojnë rezultatet, ne do të duhet të kujtojmë se nuk jemi në pikën e mbërritjes, por të nisjes dhe që nga nesër duhet të dëshmojmë vlerën tonë".

“Ne jemi edhe një herë krenarë që jemi italianë”. Meloni falënderoi aleatët e tij, nga Matteo Salvini te Silvio Berlusconi dhe Maurizio Lupi, dhe të gjithë italianët që nuk besuan në mashtrimet. “Dua të falënderoj Fdi dhe të gjithë stafin, nuk u dorëzuam, nuk zbritëm, e kuptuam si italianët që shkurtesat janë iluzion”. Meloni e mbylli duke cituar Shën Françeskun: ju filloni të bëni gjithçka që është e mundur vetëm për të zbuluar se keni arritur të pamundurën.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajde pjepra: 26/09/2022 23:57

    Po, po, me Berlusken dhe ish-ministreshen e Berluskes do rregulloni Italine edhe boten. Jemi kurioze te dime a ja ka shtrydh ndonjehere Silvio melonet kesaj Melones se ka qene lider qejfli ne kohe te vet.

    Përgjigju
  • Ardi: 26/09/2022 19:48

    Fitorja e “Kolicionit te djathte”, nje eveniment i rendesishem per Italine, Europen dhe vendin tone. Tashme qe qartesisht eshte konfiguruar kjo fitore, Italia duhet uruar! Urimet me te mira Melonit si Kryeministre e ardheshme dhe “ Fratelli d’Italia” Urimet me te mira Berlusconit e Salvinit me “Forza Italia” dhe “Lega”. Nje ndryshim ky shume i rendesishem pozitiv jo vetem per ate vend, partner i yne strategjik, por per shume me gjere. Shume i rendesishem ky ndryshim edhe per Rajonin tone ku interesi e roli i Italise mike per stabilitetin, rrugen tone Perendimore e integrimin europian, do te marre nje forcim e ritje te konsiderueshme. Elemente keto te perputhshem me aspiratat tona jetike. Dhe nje here urimet me te mira Qeverise se re te Italise e personalisht Melonit!

    Përgjigju
  • vivailducevivailre: 26/09/2022 12:20

    Në Itali fitojnë fashistët, në Shqipëri gëzojnë nazistët dhe putinistët.

    Përgjigju
    • Turi: 26/09/2022 15:03

      Te shkretet ju qe u ka zene syte propaganda, nga dita ne dite jeta po behet e paperballueshme dhe ju vazhdoni te mbeshtetni kete lloj politike sido qe e quani ju demokraci apo vk , nese nuk ndryshojne gjerat do jete fundi o lumedhenj

  • Turi: 26/09/2022 11:30

    Me ne fund ne Itali do te jete ne pushtet nje qeveri e votuar nga populli dhe jo e vendosur nga bankat amerikane dhe lobet e armeve , gradualisht politika Europiane do te ndryshoje te punoje per nje politike te drejte dhe per te miren e popujve dhe jo nje politike vrastare shtypese dhe anti demokratike si eshte sot bravo populli Italian

    Përgjigju
    • Hasoni: 26/09/2022 23:27

      Kot me te pyt ku jeto ti Alb? A e kupton qe jetegjatesia e italise eshte thjeshte y muaj pa emigrant? Ato fushat me domate ne Napoli e Foggia kush do i mirembaj edhe vjeli apo italiane? Po ndertimin kush done coj prepara? Ai brez qe punonte ne itali tashme jane 80 vjec. Apo eshte bukur kur flet nga shtet tjeter. Hajde jeto realitetin italian. Kjo qe erdhi ne pushtet eshte politikania me e keqe qe mund te ekzistoj.

    • Alb: 26/09/2022 20:05

      Pse grat duhet te vendosin vet per abortin edhe pse qenka raciste se e do italin pa emigrant me nivel jetese dhe norma morale.

    • Turi: 26/09/2022 17:14

      Per cilen politike korrekte po flet ajo eshte homofobe raciste dhe kunder te drejta e te grave per te vendosur vete mbi abortin...

  • XXX: 26/09/2022 10:31

    Edi Rama po te vjen fundi, shume shpejt dhe ti legen do zhdukesh.

    Përgjigju
    • Dory: 26/09/2022 17:15

      Po po enderro se pa leke Jane endrrat

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”