ITALI – Policia italiane ka arrestuar një biznesmen shqiptar dhe vëllanë e tij pasi akuzohen për krime ekonomike. I arrestuari kryesor, Gëzim Sallaku është pronar i një ekipi futbolli amator në Itali i quajtur “Darfo”, ku luan vëllai i Mario Balotelit. 57-vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë italiane, pasi më parë është akuzuar edhe për lidhje me grupin e famshëm mafioz “Ndrangheta”.
Operacioni
Në orët e parë të ditës së sotme, Guardia di Finanza ka kryer 30 mësymje në Breshia, Bergamo, Vecelli dhe La Spezia në lidhje me 10 urdhër-arreste të një grupi të drejtuar nga dy vëllezër shqiptar ku bënin pjesë dhe italianë. Në operacionin “Laguna”, u angazhuan 120 oficerë policie. Ndaj dy vëllezërve Sallaku është dhënë masë arrest me burg, një tjetër është me arrest shtëpie ndërsa shtatë të tjerë do të hetohen të lirë.
Sekuestrohen asete me vlerë 8 mln €
Guardi di Finanzia në Breshia të Italisë ka sekuestruar prona me vlerë 8 milionë euro të një grupi kriminal shqiptar. Në asetet e sekuestruara bëjnë pjesë 10 kompani, 92 prona të pa luajtshme, 32 makina, një barkë dhe miliona euro. Mbi të arrestuarit gjatë operacionit do të rëndpjnë akuzat për abuzim me taksat, pastrim parash, mashtrim në lidhje me falimentin dhe krim ndaj administratës publike.
Skema e mashtrimit
Skema e vëllezërve ishte marrja nën kontroll e kompanive të ndërtimit që kishin probleme financiare, kjo falë parave që ata kishin nëpër duar. Duke u bërë pronarë fiktivë të këtyre kompania, dy vëllezërit Sallaku kanë fituar shumë tendera publike. Kjo taktitë u përdor prej tyre pasi kompanitë me emrin e tyre janë përjashtuar nga prokurimet publike nga anti-mafia.

Gëzim Sallaku, pronar i ekipit ku luan vëllai i Balotelit
Në pranga kanë rënë dy emra të njohur për drejtësinë italiane, vëllezërit Gëzim dhe Saimir Sallaku. Gëzim Sallaku është pronar i ekipit Darfo, ku luan dhe vëllai i Mario Balotelit. Ai u arrestua dhe në prill të këtij viti me akuzën e zhvatjes, por u la me arrest shtëpie. Në ekipin e tij, përveç vëllait të Balotelit, Enock Bauawn, luan dhe ish-sulmuesi i Atalantës, Napolit dhe Torinos, Inacio Pia.

/Shqiptarja.com

VIDEO