Qeveria italiane ka bllokuar eksportin e një ngarkese të vaksinës së Oxford-AstraZeneca për në Australi, raportojnë të mediat italiane.Vendimi ka të bëjë me 250,000 doza të vaksinës së prodhuar në një fabrikë të AstraZeneca në Itali.Masa është mbështetur nga Komisioni Evropian, thonë raportet.
Lajmi vjen pas një mosmarrëveshje midis zyrtarëve të BE dhe kompanisë, e cila ka siguruar vetëm një pjesë të furnizimit të rënë dakord për vendet anëtare.
Brukseli prezantoi mekanizmin e kontrollit të eksporteve të vaksinave të prodhuara në një nga vendet anëtare të BE, pas përplasjeve me AstraZeneca për sasinë e dozave të dorëzuara. Plani i BE është që të ndalohet dalja e vaksinave nga BE sa kohë ata nuk kanë dozat e nevojshme.
Në janar, Kryeministri i atëhershëm italian Giuseppe Conte tha se vonesat në furnizimet e vaksinave nga AstraZeneca dhe Pfizer ishin të papranueshme" dhe akuzoi kompanitë për shkeljen e kontratave të tyre.
Njëjtë si i ish kryeministri, edhe kryeministri aktual Mario Draghi ka shprehur shqetësimin për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave dhe ka shprehur preferencën e tij për të mbajtur brenda bllokut vaksinat e prodhuara në BE.