/ATSH-AFP/ - Italia ka kthyer faqen pas më shumë se tre vjet në recesion duke regjistruar një rritje ekonomike prej 0,3 për qind të PBB-së në tre mumujorin e parë, një shifër që pritej sipas vlerësimeve të para të publikuara sot nga Instituti i Statiskikave Istat.
Ekonomistët kishin parashikuar një rimëkëmbje më të moderuar nga 0,1 për qind në 0,2 për qind. Bëhet fjalë për shifrën më të mirë të rritjes ekonomike tremujore që prej fillimit të vitit 2011. Italia ka kaluar 14 tremujore në recesion dhe pa rritje ekonomike.
"Ky progres ka ardhur si rezultat i një rritjeje të vlerave të shtuara në bujqësi dhe industri dhe një pauze në sektorin e shërbimeve", sipas Istat.
Kërkesa e brendshme ka pasur një kontribut pozitiv, ndryshe nga kërkesa e jashtme.
Në një vit, PBB-ja në tremujorin e parë ka mbetur e pandryshuar. Ndryshimi për vitin 2015 është 0,2 për qind.
/Shqiptarja.com