Italia e Belgjika i janë bashkuar Spanjës dhe Francës në fazën finale të Ligës së Kombeve që do të zhvillohet në tetor të vitit të ardhshëm dhe do të përcaktojë fituesen e kompeticionit. Në ndeshjet e fundit në grupe Italia mposhti 2-0 në transfertë Bosnje Hercegovinën dhe e mbylli grupin A1 në vend të parë në kuotën e 12 pikëve pas 3 fitoreve dhe po kaq barazimeve. Belotti në pjesën e parë dhe Berardi në të dytën ishin autorët e golave për “ të kaltrit”.
Në vendin e dytë të grupit A1 u rendit Holanda që triumfoi në transfertë 2-1 ndaj Polonisë me golat e Depay dhe Ëijnaldum. Tulipanët i fituan dy ndeshjet e fundit por nuk mjaftoi për të parakaluar Italinë.
Ligën e Kombeve në vendin e parë në grupin A2 e mbylli Belgjika që nuk pati probleme në ndeshjen direkte ndaj Danimarkës. Belgët fituan 4-2 falë dygolëshit të Lukakut dhe rrjetave të realizuara nga Tielemans dhe De Bruyne. Në kuotën e 15 pikëve falë 5 fitoreve dhe një humbjeje Belgjika kualifikohet për në Final Four dhe do të “luftojë” për trofeun.
Anglia nuk pati aspak probleme në “Ëembley” dhe bëri poker ndaj Islandës. Vendosën golat e Rice , Mount dhe dygolëshi nga Foden për “tre luanët” ndërsa Islanda e mbyll në mënyrë të turpshme pasi pësoi 6 humbje në po kaq ndeshje. Anglia u rendit e treta në grup.
Përgatiti: Andi Kapxhiu