Italia dhe Malta ‘mbyllin portet’/ Mbi 600 emigrantë të bllokuar në det

Italia dhe Malta ‘mbyllin portet’/ Mbi 600 emigrantë të bllokuar në det

Anija Aquarius e organizatës bamirëse gjermane SOS Meditterranee me emigrantët

Italia dhe Malta kanë mbyllur portat për emigrantët nga Lindja dhe Afrika e Veriut.  Anija me 629 emigrantë që u shpëtuan mbrëmë në ujërat libiane është bllokuar në Mesdhe, pasi ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini ka vendosur që ta ndalojë që të ankorohet në Itali.

Salvini ka deklaruar se emigrantët duhet t’i marrë Malta, jo vetëm Italia. Sipas tij, Franca i ndalon njerëzit në kufi, Spanja e mbron kufirin me armë, ndërsa Malta nuk mund të refuzojë kërkesën.

Malta nuk pranon askënd. Franca i ndalon njerëzit në kufi, Spanja e mbron kufirin me armë. Nuk është e mundur që Malta t’i thotë jo çdo kërkese ndihmë, pasi në fund të fundit, Zoti e ka vendosur më pranë Afrikës se sa Sicilia

Mateo Salvini

Por Malta reagoi duke deklaruar se anija me 629 emigrantë u shpëtua në ujërat libiane dhe janë nën juridiksionin e Italisë. E ndërsa debati vijon, emigrantët kanë mbetur në det në anijen Aquarius e organizatës bamirëse gjermane SOS Meditterranee. Qeveria e re italiane premtoi masa të forta kundër emigrantëve, ndërsa duket se me ndalimin e anijes me 629 emigrantë ka filluar edhe zbatimi i planit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase