TIRANE- Në një takim të parashikuar me emigrantë në kryeqytetin e Italisë në Romë, Sali Berisha, sallën e kishte të mbushur me militantë nga Shqipëria. Në ndihmë i ka ardhur edhe Gjin Gjoni me njerëzit e tij, teksa i pranishëm ishte ish kryeprokurori Adriatik Llalla, i arratisur prej dënimit me 2 vite burg nga GJKKO dhe për të cilin SPAK ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar.
Ish-kryeprokurori u shfaq mes militantëve të mbledhur në sallën ku kryetari i PD-së, Sali Berisha mbajti takim politik me diasporën paraditen e sotme në sallën e një hoteli në Romë, kryeqyteti i Italisë.
I vendosur diku nga mesi i sallës, Adriatik Llalla ndoqi fjalimin e Berishës, i cili së bashku me aleatin e tij Ilir Meta në dhjetor 2012 e emëroi në postin e kryeprokurorit. Të dy (si Llalla dhe Berisha) janë të shpallur 'non grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish kryeministri, njëkohësisht kryetari i PD-së Sali Berisha ishte sot në Romë në takimin e parë me diasporën e cila në zgjedhjet parlamentare të 11 majit thirret të votojë për herë të parë. E tashmë partitë kanë kohë që kanë nisur turet politike në arenën ndërkombëtare, kudo ku ka Diasporë.
Adriatik Llalla është përfolur gjithmonë në media dhe analizat politike si një mik i afërt i djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berishës. Llalla u akuzua pas lënies së detyrës për abuzime ligjore, me fshehje dhe mosdeklarim pasurie për disa prona dhe u dënua më 2021 nga Apeli i GJKKO me vendim të formës së prerë me 2 vite burgim.
U arrestua në Romë në Dhjetor 2021, por kërkoi statusin e azilantit politik. Interpol Tirana ka kërkuar ekstradimin e tij, për të vuajtur dënimin, teksa Llalla pretendon se ka aplikuar për zail në kryeqytetin italian. Por SPAK që prej 2023 ka deklaruar se po punon për ekstradimin e tij.
Ndërkohë Berisha i cili është marrë i pandehur nga SPAK dhe pritet të gjykohet për 'korrupsion' për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani u premtoi pak ditë më parë aleatëve të tij se nëse do të fitonte zgjedhjet do të shpërbënte Prokurorinë e Posaçme.
Takimi i Berishes
Në këtë takim Berisha shoqërohej edhe nga deputetë të PD-së dhe strukturave të partisë, mes tyre dhe Gjin Gjoni, ish-gjyqtari simbol i pasurimit nga korrupsioni në drejtësi, i cili dha dorëheqjen si kryetar dege i PD-së së Lezhës për të tu futur në garën e primareve si kandidat i Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit.
Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të “Forzza Italia”. Berisha kujtoi edhe Berluskonin dhe ato që ka bërë Italia për Shqipërinë, si dhe falënderoi Vatikanin, që e quajti “aleati i shenjtë”.
“Përulem ndaj këtij kombi të madh, italianëve që i mirëpritën shqiptarët. Nga Gulio Andreoti, te Silvio Berluskoni (përmend disa emra miq të tij personalë dhe të partisë). Nuk harroj kurrë takimet e mia me Silvio Berluskonin. Ne çdo takim do më thoshte, me shqiptarët s’kemi asnjë problem, janë të shkëlqyer. Me qeverinë italiane kemi firmosur dhjetëra e qindra marrëveshje. Projektet e ardhshme do jenë edhe më të mëdha' tha Berisha.
Kryetari i PD-së nuk harroi të sulmonte si përherë qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke i vendosur epitetet e Toto Rinës dhe El Chapos, që drejton vendin me banda dhe ka shpopulluar Shqipërinë.
“Sot kryetari i qeverisë mund të quhet Toto Rino (nuk ia thotë saktë emrin), El Chapo, ose çfarë të doni ju, ky është Edi Rama. Ai ka ka dorëzuar Shqipërinë krimit. Ai i shumzon me zero shqiptarët dhe i ndan me kriminelët dhe klanet e tij interesat. Këtë herë të gjitha rreziqet janë te një person, dhe ai është El Chapo shqiptar apo Toto Rino", tha Berisha.
Pjesë e fjalimit të tij politik ishin dhe akuzat ndaj Soros dhe duke e akuzuar se së bashku me Ramën u përpoqën që të zhduknin opozitën.
“Mbrëmë presidenti Donald Trump i ka ndaluar kukullës së Soros, Blinken (Anthony Blinken, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, që firmosi non gratën e Berishës), të futet në çdo ndërtesë federative. Stop. I pabesë. Organizoi kurthe, letra dhe gjera të tilla për të mashtruar kombin e tij amerikan. Detyrën që mori si sekretar shteti i vendit më të madh e përfundoi sekretar i George Soros"
Kreu i selisë blu u shpreh se kryeministri Rama nuk lejon votimin me dokumente të huaja nga shqiptarët, sepse i trembet humbjes apo se “është penduar”.
-
Ky fshatari jeton i lirë me lekët e krimit dhe kjo tregon pafuqinë e drejtësisë për ta arrestuar sepse në Itali është nuk është në Afrikë...
Përgjigju -
KRYEPROKUROR QE ARRATISET,,,,PALACO..HAJDUT....PIS....
Përgjigju -
Nuk mund ta arrestohet per qellime ekstradimi nje person qe nderkohe ka kerkuar azil politik dhe po i shqyrtohet kerkesa prandaj robagkerdhyeri llalla bredh i lire vetem ne itali dhe ne asnje vend tjeter nuk mundet. Mbarob shqyrtimi kerkeses per azil , mbaron dhe komedia e Llalles
Përgjigju-
I parashkruhet denimi o Tahip se dy vjet i dhane.
-
-
Kur i sekuestruan vetem nje apartament te qelbur dhe i lane miliatdat ne rregull eshte Llalla. Palo denimi edhe nje vit i parashkruhet. Kjo eshte drejtesia shqipetare.
Përgjigju -
Po clidhje ka ketu tani berisha se ne miting e tij mund te vij lloj lloj njeriu mund te vi vrases me pagese hajdut pengmarres berisha nuk merret me organizim me seleksion njerezit kush duhet te vi e kush jo keshtu karlo bolino vec pike i jep berishes duke e sulmuar me budalliqe
Përgjigju -
Interpoli funksionon vetem per njerezit e thjesht jo per njerezit me kollare..., nuk mundet te arrestojne shoket qe u kane bere ndere.
Përgjigju -
Po çfar fai ka Adriati Llalla 7 ui njē kos qē mendon se Sali Bajga prap do vi nē pushtet e Adriatik Llall pallēn ta boj prap kryprokuror ktē hor.
Përgjigju -
MUND DHE MOS TA DUASH EDI RAMA POR TE VAZHDOSH AKOMA TE DUASH SALIUN JE I MBARUAR SI EMIGRANT
Përgjigju -
Aq i kerkuar esht sa del mes gjithve...ahahaha...forca SPAK
Përgjigju-
@Spakisti ( qokaxhiu i shqupit). Epo kete sistem e ndertoi babai jot shpirteror Salih Kusar Hundspata dhe po e vazhdon dhe ky tjetri. Keshtu vete kjo pune. Te hypme e te futme me rradhe.
-
Keto jane qokat ne sistemi in e drejtesise se shtetit bananier. Dumani nuk do e kerkojne kurre dhe Keshtu lahen me nj-tj. Nuk eshte per tu çuditur por Keshtu kane per te vazhduar punet ne sistemin e Ed Rames.
-










Komente
Komento